back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaBotëTri raketa janë hedhur afër bazës amerikane në Irak dhe dy pran...

Tri raketa janë hedhur afër bazës amerikane në Irak dhe dy pran ambasadës në Bagdad

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Prizren, i konfiskohen lëndë narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren,...

Gjilan: Arrestohet i mituri pas sulmit me thikë ndaj dy bashkëmoshatarëve

Një i mitur është arrestuar në Gjilan nën dyshimin...

Parashikimi i motit për sot, i vranët dhe mjegull

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me...

Gjendet pa shenja jete 29 vjeçarja në Prishtinë, dyshohet se ishte me grip ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e djeshme...

Burime të shumta nga Iraku kanë raportuar se janë hedhur dy raketa pranë ambasadës amerikane në Bagdad, si dhe tri të tjera te një bazë ushtarake, 80 kilometra pranë kryeqytetit irakian, ku qëndrojnë trupat amerikane.

Të paktën dy raketa janë dëgjuar të shpërthejnë pranë ambasadës, brenda “Zonës së Gjelbër”, e cila mbahet nën kontroll të rreptë sigurie, sipas Sky News Arabia.

Tri raketa të tjera mendohet se janë hedhur në bazën ajrore “Balad”, ku ndodhen trupat amerikane, 80 kilometra në veri të kryeqytetit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, të cilët citojnë burime nga ushtria irakiane.

Dy prej këtyre raketave “Katjusha” kanë shpërthyer në brendësi të bazës ajrore. Mbetet ende për t’u konfirmuar se sa trupa amerikane kanë qenë aty në atë çast. Nuk ka pasur raportime për të lënduar.

Tensionet midis SHBA-ve dhe Iranit u shtuan pasi gjenerali më i madh iranian, Kasem Sulejmani, u vra nga një sulm me dron teksa udhëtonte me makinën e tij. Irani premtoi se do të hakmerrej, ndërkohë që presidenti Trump tha se Sulejmani kishte vrarë shumë amerikanë dhe po planifikonte të vriste dhe të tjerë, dhe se Irani s’ka fituar asnjë luftë, por s’ka humbur në asnjë negociatë.

Ndërkohë, shtetasve amerikanë u është kërkuar të largohen nga Iraku dhe SHBA-të kanë dërguar 3000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme, kryesisht në Kuvajt. /Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz