back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaRegjionaleDrenasTri fshatra të Drenasit do të ngritën në protesta, pasi komuna mori...

Tri fshatra të Drenasit do të ngritën në protesta, pasi komuna mori këtë vendim (VIDEO)

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Komuna e Drenasit, sot ka pranuar një njoftim me numër të protokollit 01-070-56861 ne të cilin përfaqësues të fshatit Abri, Gjegjicë dhe Godanc, kanë paralajmëruar protestë para Komunës për mos hapjen e paraleleve të fuzionuara ne këto tri fshatra.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të Komunës,  të gjitha protestat e qeta dhe demokratike mund të zhvillohen pasi që një gjë e tillë është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të gjitha ligjet e aplikueshme ne vend, deri sa të njëjtat nuk e pengojnë zhvillimin e punës normale në administratën komunale.

“Komuna ka vepruar sipas ligjeve ne fuqi dhe protestat e paralajmëruara janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë demokracisë, vetëm sa pengojnë dhe vonojnë procesin mësimor për nxënësit e paraleleve të fuzionuara.

Edhe një herë, Komuna e Drenasit, fton të gjithë prindërit t’i lejojnë fëmijët e tyre që të vazhdojnë procesin mësimor dhe mos të ndikohen politikisht, sepse një vendim i marr nga Drejtoria Komunale e Arsimit, është i pakthyeshëm dhe është i mbështetur fuqimisht në ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe i njëjti nuk ka asnjë bazë ligjore të kundërshtohet”, thuhet në njoftim.

Kështu, DKA-ja, ka siguruar transportin e nxënësve për të gjitha paralelet e fuzionuara për të ndjekur mësimin në shkollat amë, ndaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet procesi mësimor përmes protestave dhe pengimin e nxënësve nga prindërit, pasi që ata që pësojnë më së shumti, janë nxënësit, kur dihet se ka kaluar edhe java e tretë kur ka filluar viti shkollor 2018/2019 dhe ata ende nuk vijojnë mësimin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz