back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaSportTrepça’89 e nis me fitore kampionatin e ri

Trepça’89 e nis me fitore kampionatin e ri

Të ngjajshme

Hoxhaj: Kosovës i duhet kthjellim politik në 2026, përndryshe rrezikon të humbasë edhe 10 vjet tjera

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë një paralajmërim...

Cilësi dhe çmim që ta qetëson shpirtin

Në një treg ku çmimet ndryshojnë çdo ditë, Petrol...

Princi William bëri një gjest të rrallë ndaj Kate

Vizita shtetërore e Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe bashkëshortes...

Rruga drejt paqes në Ukrainë është e paqartë, thotë Trump

Rruga përpara për bisedimet e paqes në Ukrainë është...

Trepça’89 e ka nisur me fitore kampionatin e ri në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen hapëse të edicionit të ri, që u zhvillua, të premten, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, skuadra kampione në fuqi e ka mposhtur skuadrën e rikthyer në elitë, Flamurtarin, me rezultat 3:1.

Golin e parë në kampionatin e ri e shënoi futbollisti i ri i Trepçës’89, Muharrem Jashari, i cili e dërgoi topin në rrjetën e prishtinasve në minutën e 10-të. Në minutën e 30-të mitrovicasit ishin afër golit të dytë, por gjuajtja e Shpëtim Idrizit nga distanca qëlloi shtyllën.

Epërsinë në 2:0 e shtoi Oto John, në minutën e 50-të, pas asistimit të Jasharit. Flamurtari arriti ta rihapë ndeshjen në minutën e 63-të, kur Ardit Jaupaj shënoi nga afërsia për 2:1.

Megjithatë, dilemat e fituesit i hoqi Florent Hasani, me një gol të shkëlqyeshëm në minutën e 90-të. Paraprakisht Oto John pati një mundësi të pastër shënimi, por gjuajti dobët.

Ndërkohë, Flamurtari e mbylli ndeshjen me një futbollist më pak, ngase në minutën e fundit me karton të kuq për një ndërhyrje në futbollistin rival u ndëshkua Ardian Çavolli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz