back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëTrepça e fiton Kupën e Kosovës, mitrovicasit festojnë (VIDEO)

Trepça e fiton Kupën e Kosovës, mitrovicasit festojnë (VIDEO)

Të ngjajshme

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Çka po ndodhë, Atalanta në epërsi ndaj Chelseat

Atalanta ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. “Zikaltrit”, morën...

Mitrovicasit sonte kanë dalë për të festuar në rrugët e qytetit pas fitores së Trepçës në  finalen e Kupës së Kosovës në basketboll.

Me brohoritje, këngë dhe fishekzjarrë ishte festa e cila u zhvilluar për disa kohë në Mitrovicë.

Trepça  e ka mundur Bashkimin me rezultat 76-62.

Bashkimi e nisi mirë ndeshjen duke fituar çerekun e parë me shifrat 26-19, ndërsa në çerekun e dytë u kthye Trepça, duke e fituar 18-10.

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat 37-36, në të mirë të mitrovicasve.

Çerekun  e tretë, Trepça e fitoi 16-15, ndërsa edhe çerekun e katërt po ashtu e fitojë me 19-11.

Më të mirët te Trepça ishin Drilon Hajrizi me 24 pikë, 12 kërcime dhe tri asistime, Gordon me 21 pikë dhe 10 kërcime.

Teksa te Bashkimi u dalluan Lewis me 16 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime, dhe Valon Bunjaku me 14 pikë dhe tri asistime.

Trepça e fitoi Kupën e Kosovës për herë të pestë në histori të klubit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz