back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaTrepça ’89 transferon 5 nigerian?

Trepça ’89 transferon 5 nigerian?

Të ngjajshme

Vetëvendosje mirëpret masën e përkohshme të Gjykatës ndaj dekretit të Osmanit

Shefja e GP të Lëvizes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka...

Sekuestrohen rreth 20 m³ dru të përpunuar pa dokumentacion në Podujevë

Në kuadër të Planit Operativ “Gatishmëria Vepruese-2026”, Policia e...

Sekuestrohen mbi 50 mijë euro në Berat, arrestohet një 67-vjeçar

Mbi 50 mijë euro janë konfiskuar sot nga Policia...

 

Sikurse Trepça edhe rivalja lokale e saj, Trepça ’89 po planifikon të angazhojë lojtarë nga një kontinent tjetër. Kandidati për titull të kampionit shumë shpejt mund t’i sjellë në Mitrovicë disa futbollistë nigerianë, të cilët fillimisht do t’i testojnë e pastaj do të vendosë për t’u ofruar apo jo kontrata. “Xehetarët” kanë bërë të ditur se menaxherët e tyre po punojnë rreth transferimit të lojtarëve nga kontinenti afrikan, ndërsa klubi po punon rreth rregullimit të dokumentacionit, në mënyrë që ata pesë lojtarë të mundë të hyjnë pa problem në Republikën e Kosovës.
“Edhe para tri apo katër vjetëve i kemi pas sjellë disa lojtarë, por në aeroport i patën kthyer mbrapa, kurse tani po e përgatitemi dokumentacionin sa më mirë që të mos na përsëritet ajo situatë, sepse për lojtarë të tillë janë disa procedura më të komplikuara”, tha për “Zërin”, kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka.
“Ne po i presim pesë lojtarë. Fillimisht do t’i provojmë, pastaj do të vendosim për t’i mbajtur apo jo. Dy prej tyre janë sulmues, dy tjerë mesfushorë dhe një qendërmbrojtës. Do t’i paraqesim edhe në Federatë për regjistrim, sepse ata vijnë pak para fillimit të sezonit, përkatësisht pas mbylljes së afatit kalimtar”, theksoi ai.
Zeka pohoi se lojtarët nigerianë që po i pret ekipi i tij janë të moshave 20, 21 dhe 22 vjeç.
89-shi e ka objektiv kryesor titullin e kampionit dhe për t’iu afruar cakut, mitrovicasit të martën do të shkojnë në Ulqin për t’u përgatitur për sezonin pranveror, i cili nis pas pak javësh.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz