Treni i relacionit Prishtinë-Pejë godet furgonin, tre të lënduar
03

Lexo edheDeputetja e LDK-së: Dua të rri në sallë dhe të votoj pro zonjës Osmani për presidente

Një aksident trafiku mes trenit dhe një furgoni ka ndodhur në fshatin Videj të Klinës, me ç’rast tre persona janë lënduar.
“Rreth orës 18 10, treni qarkullonte në relacionin Prishtinë-Pejë, pikërisht në fshatin Videj, e ka goditur një kombi, me ç’rast lëndime kanë pësuar tre persona”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi
Gashi ka thënë se të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës dhe të gjithë personat janë jashtë rrezikut për jetë.

Lexo edheDeputetja e LDK-së: Dua të rri në sallë dhe të votoj pro zonjës Osmani për presidente
“Në vend ngjarje kanë dalë hetuesit e aksidenteve për shikuar rrethanat e aksidentit”, theksoi Gashi.