back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeTregtia “bashkon” shqiptarët dhe serbët e Mitrovicës

Tregtia “bashkon” shqiptarët dhe serbët e Mitrovicës

Të ngjajshme

Trump: E anuluam takimin me Putinin, s’më dukej i duhur

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe shefi i NATO-s, Mark...

Murati kritikon opozitën për bllokadën e Planit të Rritjes së BE-së

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...

Diddy kërcënohet me thikë brenda burgut në New York?

Një moment i tmerrshëm thuhet se ka ndodhur pas...

Në QNR përfundon numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është...

“Ka ardhur koha që Bashkimi Evropian dhe sidomos Gjermania të angazhohen më shumë për mbështetje të zhvillimit ekonomik të Kosovës, në veçanti të Mitrovicës”, ka thënë  Friedbert Pfluger, president i Shoqatës së Biznesit Kosovaro-Gjerman, gjatë një vizite Komunës së Mitrovicës, ku është biseduar për situatën e përgjithshme në Mitrovicë, posaçërisht për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik.

Pfluger është njoftuar në hollësi për gjendjen e sigurisë nga nënkryetari i Mitrovicës, Safet Kamberi.

“Pas një angazhimi shumëvjeçar në politikë në Gjermani vendosa që bashkë me disa bashkëpunëtorë ta themelojmë Shoqatën e Biznesit Kosovaro-Gjerman, me qëllim të japim kontributin tonë në zhvillimin e ekonomik të Kosovës. Ne do të punojmë që në Kosovë, pra edhe në Mitrovicë, të sjellim disa projekte të rëndësishme që do të ndikonin në zhvillimin ekonomik”, tha ai.

Për të pasur një pasqyrë sa më të mirë të gjendjes së përgjithshme, sidomos të asaj të sigurisë në komunën e Mitrovicës dhe komunat tjera të veriut të Kosovës, që administrohen nga serbët, Pfluger kërkoi nga nënkryetari Kamberi që ta njoftojë me situatën dhe zhvillimet në komunat në veri të Kosovës dhe për raportet e dy komunave të Mitrovicës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz