BallinaRegjionaleDrenasTre zyrtarë komunal jashtë kabinetit të Lladrovcit

Tre zyrtarë komunal jashtë kabinetit të Lladrovcit

Të ngjajshme

Vlora Çitaku kujton ndërhyrjen e NATO-s: Përjetësisht mirënjohës për lirinë e Kosovës

Vlora Çitaku ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s gjatë luftës...

Lens tregohet i “fortë”, refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes

Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris...

Dita kur u dogj Çarshia e vjetër e Gjakovës

Sot bëhen 27 vjet nga mbrëmja e llahtarshme e...

“Ne jemi ende aktivë”, Izraeli zotohet të vazhdojë me sulmet

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump foli për mundësinë e...

Aksion policor në Suharekë: Tre të arrestuar, sekuestrohen heroinë dhe armë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

Të enjten edhe zyrtarisht Lladrovci mori timonin e Komunës së Drenasit. Megjithëse ende nuk është bërë e ditur se a do të shkarkohet ndonjë drejtor apo zyrtar komunal, sipas një burimi jo zyrtare të drenicapress.info, Lladrovci nuk do të punojë me kabinetin ekzistues të ish-kryetarit të komunës së Drenasit.

Drenica Press mëson se Shefi i kabinetit të kryetarit të kaluar, Asistentja Adiminstrative dhe shoferi (emra të njohur për redaksinë e Drenica Press) nuk do të mbajnë pozita të njëjta në mandatin e kryetarit të ri të Drenasit, Ramiz Lladrovci. Këtë vendim duket se Lladrovi po e merr për shkakun se pranë vetes dëshiron njerëz të besueshëm, për t’i realizuar premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore.

Drenica Press ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Komunës së Drenasit, Bekim Dobra, i cili ka konfirmuar se të tre zyrtarët në fjalë nuk do të jenë pjesë e kabinetit të Lladrovcit. Dobra ka mohuar se bëhet fjalë për ndonjë shkarkim të mundshëm, por kjo vije për shkak se me përfundimin e mandatit të kryetarit, përfundon mandati edhe i kabinetit të tij.

Vlen të ceket se një nga premtimet e Lladrovcit për kryetar të Drenasit ishte që në pozitat udhëheqëse të emërohen me shumë femra. Mbetet të shihet se cili drejtorë do të shkarkohet apo do t’i ndërrohet pozita, për t’ia liruar vendin ndonjë drejtoreshe të ardhshme. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz