BallinaLajmeTre vjet president, afër PDK-së, larg opozitës

Tre vjet president, afër PDK-së, larg opozitës

Të ngjajshme

Ish-Presidentja Osmani: Për shumë mot Pashkët, të dashur vëllezër e motra

Ish-presidentja Vjosa Osmani i ka uruar besimtarët katolikë për...

Për gruan që la gjurmë në historinë moderne të Kosovës

Sot, teksa mandatit yt i parë si Presidente e...

Eman Rrahmani: Mirëmëngjesi, Republika Autoritare e Kosovës

Deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani ka...

”Injorimi i legjendave si Baggio nuk është një opsion për Italinë”

“La Gazzetta dello Sport” argumenton se FIGC do të...

Shqiptarët planifikojnë ndërtimin e një xhamie milionëshe në Zvicër

Në qytetin St. Gallen po planifikohet ndërtimi i një...

Hashim Thaçi muajin e ardhshëm i bën tre vjet prejse është zgjedhur president i Republikës së Kosovës. Edhe pas përfundimit të gjysmës së mandatit të tij ai nuk ka arritur ta luajë rolin e unifikuesit. Madje së fundi është parë në takime me ish-bashkëpartiakët e tij (PDK), të cilët kanë aktakuza të ngritura nga Prokuroria, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Muajin që vjen bëhen tre vjet prejse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është zgjedhur kryetar i Republikës së Kosovës. Më 26 shkurt 2016 Thaçi mezi ia pati dalë që të vinte në krye të shtetit. Tek në rundin e tretë ish-lideri i PDK-së kishte arritur që t’i merrte votat e mjaftueshme, 71 sosh, për t’u bërë president i Republikës së Kosovës.

Por pavarësisht zotimit të tij se do të ishte figurë unifikuese, përfaqësuesit e opozitës konsiderojnë se pos që nuk ka qenë unifikues, Thaçi gjatë kësaj periudhe trevjeçare ka luajtur më shumë rolin e përçarësit. Në anën tjetër, ndonëse para tre vjetësh ai ishte dorëhequr nga subjekti të cilin e kishte drejtuar për vite të tëra nuk ka reshtur së zhvilluari takime me figurat kryesore të ish-partisë së tij, PDK-së.

Së fundi presidenti ka darkuar me pasardhësin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës Kadri Veselin, nënkryetarin e PDK-së Enver Hoxhajn e figura të tjera të PDK-së, si Hajredin Kuçi, Adem Grabovci, Bedri Hamza e Sami Lushtaku. Takimet e darkat e tilla të kreut të shtetit përfaqësuesit e PDK-së i cilësojnë krejtësisht normale. Por kështu nuk mendojnë zyrtarët e Nismës Socialdemokrate. Përkundrazi, ata konsiderojnë se Thaçi ende nuk i ka shkëputur raportet me ish-partinë e tij dhe si rrjedhojë nuk mund të jetë unifikues siç e kërkon Kushtetuta

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz