BallinaLajmeTre të vdekur dhe 40 raste të reja me Coronavirus

Tre të vdekur dhe 40 raste të reja me Coronavirus

Të ngjajshme

Gjatë 24 orëve të fundit fatkeqësisht kanë humbur jetën nga Covid-19 tre persona si dhe kanë rezultuar pozitivë 40 të tjerë.

Njoftimi i plotë:

358 TË SHËRUAR DHE 40 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.135 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 40 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (73 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.843 raste nga 565.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.223 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 358 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.165.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Skenderaj 6 raste, Vushtrri 6 raste, Viti 4 raste, Suharekë 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Kaçanik, Klinë dhe Pejë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz