back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTre të ndaluar dhe 4 armë të sekuestruara për të shtëna në...

Tre të ndaluar dhe 4 armë të sekuestruara për të shtëna në gazmende familjare në Prizren e Suharekë

Të ngjajshme

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Rajonin e Prizrenit ka ndaluar për 48 orë tre persona të dyshuar dhe ka sekuestruar katër armë zjarri, që dyshohet se janë përdorur gjatë gazmendeve familjare.

Në fshatin Romaj të Hasit, pas ndalimit të një të dyshuari dhe sekuestrimit të një pistolete, hetuesit kanë gjetur edhe një armë tjetër në shtëpinë e të njëjtit person, që po ashtu ishte përdorur gjatë festës.

Ndërsa në fshatin Semetisht të Suharekës, Policia ka ndërhyrë pas raportimeve për të shtëna gjatë një dasme. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri armë zjarri dhe 16 gëzhoja, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.

Të tre të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve dhe, me vendim të Prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë.

Teksa në fund Policia ka rikujtuar fushatën “Festo me zemër, jo me armë”. /Lajmi.net/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit