back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeTre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan ende në arrati

Tre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan ende në arrati

Të ngjajshme

Temperaturat deri në 37 gradë Celsius këtë javë

Mot shumë i nxehtë do të mbretërojë këtë javë...

Elezi-KQZ: Deri më tani aplikuan 10 subjekte politike me 64 kandidatë

Dhjetë subjekte politike, prej të cilave dy iniciativa qytetare...

Ish-futbollistit të Milanit i hiqet patenta, u kap nga policia duke përdorur telefonin në timon

Ish-kapiteni i Milanit, Davide Calabria, është ndaluar nga karabinierët...

Një ditë pas ngjarjes tragjike në mes të ditës së diel në Gjilan, ku tre persona humbën jetën,  derisa tre të dyshuarit Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra ende nuk janë arrestuar dhe janë në kërkim policor.

Drejtori rajonal i Policisë në Gjilan, Adnan Rukiqi, ka bërë të ditur se po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore dhe është kërkuar bashkëpunim ndëkombëtar. Janë njoftuar të gjitha pikat kufitare dhe janë kryer kontrolle me dyshimin për vendndodhjen e të dyshuarve, por ata ende nuk janë gjetur.

I dyshuari kryesor, Mefail Shkodra, është person i njohur për organet e drejtësisë dhe ka precedent penal për raste të ndryshme, përfshirë sulme, fajde, mashtrim, kërcënim dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

Nga ana tjetër, prokurori i rastit, Isuf Sadiku, deklaroi për media se menjëherë pas marrjes së informacionit kanë ndërmarrë veprimet e para në vendin e ngjarjes dhe janë realizuar urdhërkontrolle, por të dyshuarit nuk janë gjetur.

Sa i përket motivit të ngjarjes, Sadiku ka deklaruar se është ende herët për të dhënë detaje, pasi do të merren në pyetje të dëmtuarit dhe do të vazhdohet me hetime.

Nga ngjarja e rëndë janë plagosur katër persona, tre prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Njëri nga viktimat vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët në spitalin rajonal të Gjilanit.

Një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërsa një i pestë ka pësuar lëndime me mjete të forta dhe jo me armë zjarri./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit