back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmeTre të arrestuar për “Lëndim të rëndë trupor” në Vushtrri

Tre të arrestuar për “Lëndim të rëndë trupor” në Vushtrri

Të ngjajshme

Ekzekutohen pagesat për tekste shkollore për mbi 120 mijë aplikues

MASHTI ka njoftuar se sot kanë filluar pagesat e...

Muzeu Marubi i bashkohet ekspozitës “Homeward”

Duke i qëndruar besnik orientimit të politikave institucionale të...

Gjatë orëve të paradites së sotme, policia në Vushtrri ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale ,,Lëndim i rëndë trupor”. Arrestimi i tyre është realizuar pasi ishte pranuar njoftimi se tre persona ishin përfshirë në një përleshje mes tyre dhe dyshohet se ishin përdorur edhe mjete të forta dhe një mjet i mprehtë(thikë).

“Tre personat e dyshuar të përfshirë në përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e QKMF-Vushtrri. Njëri nga të dyshuarit është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, e prej aty nën përcjelle policore është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK dhe sipas raportit mjekësor ai kishte pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimin dhe shikimin e vendit të ngjarjes, janë intervistuar dy persona të dyshuar dhe dëshmitarët dhe është konfiskuar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit dhe me udhëzim të tij është iniciuar rasti penal ,,Lëndim i rëndë trupor”.

“Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt ndërsa njërit prej tyre i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, thuhet n njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz