back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTre të arrestuar pas një përleshje në Prizren, mes tyre një zyrtar...

Tre të arrestuar pas një përleshje në Prizren, mes tyre një zyrtar policor

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Dy qytetarë dhe një zyrtar policor janë arrestuar pas një konflikti fizik që ndodhi të shtunën në mbrëmje në rrugën “Tranziti i Vjetër” në Prizren.

Përmes një njoftimi zyrtar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) është njoftuar për rastin nga Policia e Kosovës në Prizren.

Sipas IPK-së, incidenti ka nisur me një përplasje verbale mes disa personave, e cila më pas ka eskaluar në dhunë fizike, duke rezultuar me disa të lënduar trupërisht.

Ndër të dyshuarit e përfshirë në përleshje është identifikuar edhe një zyrtar policor jashtë detyrës, i cili tashmë ishte i suspenduar në lidhje me një rast tjetër.

Të tre personat e arrestuar, dy civilë dhe polici i suspenduar janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Sulm”, sipas nenit 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Inspektorati Policor ka deklaruar se do të vazhdojë hetimet dhe se çdo përfshirje e mundshme e zyrtarëve të sigurisë në veprime penale do të trajtohet me “paanshmëri dhe profesionalizëm të plotë”./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz