BallinaJetëKurioziteteTre të arrestuar në Greqi, sekuestrohen mbi 360 kg kanabis me vlerë...

Tre të arrestuar në Greqi, sekuestrohen mbi 360 kg kanabis me vlerë 2.5 milionë euro

Të ngjajshme

Çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes te Ballkani? Një lojtar vendosi të mos luante…!

Tensione dhe përplasje në zhveshtore: Futbollisti i Ballkanit refuzon...

Klodi tregon se a po e vazhdon shoqërinë me Londrimin dhe Elijonën

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj u...

Ky është personi që humbi jetën duke punuar në Strellc të Deçanit

Një 55-vjeçar ka humbur jetën sot në vendin e...

Tre persona të moshës 59, 50 dhe 35 vjeç janë vënë në pranga nga autoritetet greke për posedim dhe trafikim droge në rajonin e Atikës. Policia bën me dije se nga ky operacion janë sekuestruar 26 kilogramë kokainë, mbi 360 ​​kilogramë kanabis të përpunuar dhe të papërpunuar, karta identiteti dhe patenta drejtimi të falsifikuara, si dhe kallëpe  vulash, raporton Euronewsalbania.

Fitimi i pritur nga trafikimi i drogës vlerësohet se do të kishte 2,500,000 euro. Fillimisht, 35-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua në një zonë të Athinës, pasi kishte në posedim dhjetë pako najloni me mbi dhjetë kilogramë kanabis hidroponik të papërpunuar.

Kjo sasi ishte blerë më parë nga 59-vjeçari, i cili vepronte edhe në emër të 50-vjeçarit. Në fakt, 35-vjeçari refuzoi të zbatonte urdhrin, duke tentuar të largohet me shpejtësi të lartë në automjetin që drejtonte, duke shkelur sinjalistikën rrugore, dritat e kuqe dhe duke rrezikuar këmbësorët dhe automjetet e tjera.

Përveç kësaj, përpara se të ndalohej, ai u rezistoi me forcë oficerëve të policisë, duke i shtyrë ata me duar dhe këmbë. Më pas operacioni pasoi me arrestimin e 59-vjeçarit dhe 50-vjeçarit. Dy prej tyre mësohet se kanë qenë të përfshirë në vepra të ngjashme penale në të kaluarën./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz