back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTre të akuzuarit në rastin Banjska dërgohen në gjykatë nën masa të...

Tre të akuzuarit në rastin Banjska dërgohen në gjykatë nën masa të shtuara të sigurisë

Të ngjajshme

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Tre të akuzuarit në rastin Banjska Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviqin, u sollën nga paraburgimi në sallë gjyqi nën masa të shtuara sigurie të Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Rasti “Banjska” i ka 45 të akuzuar, por procesi është i veçuar vetëm për Spasojeviqin, Toliqin dhe Maksimoviqin, pasi të akuzuarit e tjerë gjenden në arrati.

Prokuroria Speciale më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast, si rezultat i dhunës së përdorur, ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku, e është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.

Për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, dhe 40 të akuzuar të tjerë ka fletarrestim ndërkombëtar, pasi janë në arrati.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz