BallinaLajmeTre persona rrahin një polic në Pejë, e godasin me mjete të...

Tre persona rrahin një polic në Pejë, e godasin me mjete të forta në kokë

Të ngjajshme

57-vjeçari dorëzon vullnetarisht një armë zjarri në Shtime

Një qytetar ka dorëzuar vullnetarisht një armë zjarri në...

Hansi Flick e jep dritën jeshile për një nënshkrim gjatë verës

Barcelona po planifikon që tani për afatin kalimtar veror...

Sigal Prishtina po rrezikon seriozisht rënien, mposhtet nga Bashkimi

Sigal Prishtina ka pësuar humbjen e radhën në Procredit...

Tre persona kanë rrahur sot një polic në Pejë. Polici është goditur me mjete të forta në kokë, ndërkohë që të dyshuarit pas sulmit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Sot rreth orës 16:15, në rrugën “Eliot Engël”, afër Fakultetit të Biznesit, policia është njoftuar për një incident, aty është lënduar një person.

Pas sulmit tre personat e pa njohur, kanë ikur nga vendngjarja”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se të dyshuarit e kanë goditur viktimën në kokë me mjete të forta.

“Të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje, viktima është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku është trajtuar dhe bëhet fjalë për një pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, ka thënë Gashi.

Ai ka vënë në dukje se policia është duke shikuar vendngjarjen dhe njëkohësisht është vënë në ndjekje të tre të dyshuarve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz