Sot pritet të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt, Naim Murseli i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së saj, ka arritur me duar të lidhura në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Po ashtu me duar të lidhura janë sjellur edhe dy të akuzuarit e tjerë për këtë vrasje Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.
Por vetëm pak minuta pasi që kishin arritur në sallë ku dhe pritej të fillojë gjykimi, ata janë nxjerrë jashtë, pasi që po mungonin avokatët e Naim Merselit.
E për shkaqe sigurie gjykatësja ka kërkuar që të akuzuarit të nxirren jashtë sallës, deri në një vendim tjetër./Indeksonline/