back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeTre fëmijë gjejnë kuletën me 614 euro në të, e dorëzojnë në...

Tre fëmijë gjejnë kuletën me 614 euro në të, e dorëzojnë në polici

Të ngjajshme

Arrestohen dy persona në Obiliq, në veturë iu gjeten armë e fishekë

Dy persona janë arresuar në rrugen “Hasan Prishtina” në...

E dërgoi për ta servisuar, pronari thotë së ia vodhën veturën

Një burrë ka raportuar në polici se vetura e...

Trump rrit tarifat amerikane për importet e Koresë së Jugut në 25%

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do...

Një kuletë që kishte humbur në Ferizaj, është gjetur dje nga tre fëmijë.

Rreth orës 12:30 në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari I.Tërziu, i cili ka dorëzuar kuletën e gjetur nga tre fëmijë R.T (12 vjeçe), A.T (11 vjeç) dhe D.T (11 vjeç), nxënës të një shkolle në Ferizaj. Portofoli ishte gjetur në një rrugë të qytetit.

“Brenda në portofol janë gjetur dokumente personale dhe 614 euro. Pas verifikimeve, policia ka arritur të identifikojë pronaren, B.M. nga Ferizaj, e cila është paraqitur menjëherë në stacion dhe ka konfirmuar se të gjitha dokumentet dhe paratë ishin të paprekura. Ato i janë kthyer me procesverbal zyrtar”,thuhet në njoftimin e policisë.

Pronarja ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të sinqertë ndaj tre fëmijëve dhe familjes së tyre për gjestin e ndershëm, si dhe ndaj Policisë së Ferizajt për profesionalizmin dhe bashkëpunimin./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz