Trashëgojnë garazhin nga daja, çfarë gjejnë brenda saj i shokon ata [FOTO]
![Featured image for Trashëgojnë garazhin nga daja, çfarë gjejnë brenda saj i shokon ata [FOTO]](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fapi.drenicapress.org%2Fwp-content%2Fuploads%2F2016%2F04%2Fgarazhi.jpg&w=3840&q=75)
Axha i tyre ishte njeri i mrekullueshëm dhe ekscentrik i cili nipit dhe mbesës në testamentin e tij ju la garazhin e mbuluar me pluhur dhe të harruar prej kohësh.
Në vitin 2009, vëllai dhe motra u njoftuan pas vdekjes së dajës se ata ishin pjesë e testamentit të tij. Në testament ai u kishte lënë një garazhe të vjetër të mbuluar nga pluhuri që në pamje të parë dukej e pavlerë. Por kur e hapën atë nuk mund të besonin çfarë panë brenda saj.
Brenda në garazhe gjendej diçka për të cilën ishin dëgjuar vetëm thashetheme, një Bugatti Type 57S Atalante, transmeton Express. Vlera e kësaj veture në treg sot llogaritet të jetë 8.5 milion dollarë.

Lexo edheQyteti 9000-vjeçar ku njerëzit jetojnë ende në shpella (Foto)
Kjo veturë ishte blerë ne vitin 1955 nga daja Dr. Harold Carr i cili e mbylli atë në garazhe pasi i skadoi regjistrimi në vitin 1960 ku që nga ajo kohë ka qëndruar i mbyllur në garazhe.
Bugatti u shit në ankand publik për 4 milion dollarë të cilat u ndanë ndërmjet nipit dhe mbesës së Dr. Carr.














