BallinaLajmeTransportuesit në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë protestë, priten kolona në kufirin me...

Transportuesit në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë protestë, priten kolona në kufirin me Kosovën

Të ngjajshme

Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Policia italiane goditi një bazë të dyshuar të një...

Shell Kosova në mbështetje të fëmijëve të SOS Fshatrave

Shell Kosova gjatë këtyre ditëve ka përmbyllur fushatën e...

Trajneri i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së madhe: Nuk ka rëndësi, si ata si Sllovakia

Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka nënvlerësuar Kosovën para...

Aksident i rënë në Cerovikë të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur paraditën e...

Një shoqatë e transportuesve të mallrave në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar një protestë më 26 janar që do ta mbajë në kufirin me Kosovën, por në territorin maqedonas.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar për këtë ngjarje dhe informoi qytetarët se pritet të ketë kolona nga pjesa e Kosovës meqë për shkak të protestës do të mbyllet qarkullimi për transportuesit e mallrave.

“Sipas njoftimeve të pranuara, Shoqata e Transportuesve MAKAM-TRANS, do të organizojë një protestë më datë 26.01.2026, me fillim nga ora 12:00. Si pasojë e kësaj proteste, do të mbyllet qarkullimi për transportuesit e mallrave. Protesta do të mbahet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në territorin e Republikës së Kosovës mund të krijohen kolona të gjata kamionësh, të cilët do të presin për të kaluar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz