BallinaLajmeLajmet e FunditTransferimi i ri i Interit pritet të mbërrijë sot në Itali për...

Transferimi i ri i Interit pritet të mbërrijë sot në Itali për testet mjekësore

Luis Henrique, përforcimi i parë i Interit para Kupës së Botës për Klube, mbërrin sonte (e hënë) për testet mjekësore përpara transferimit prej 23 milionë eurosh nga Olympique Marseille. 

Negociatat kanë qenë në zhvillim prej disa muajsh, çka i ka dhënë ‘Nerazzurrëve’ një avantazh të ndjeshëm ndaj klubeve të tjera të interesuara si Juventus, Bayern Munich dhe Nottingham Forest. 

Sipas burimeve të shumta, përfshirë Sky Sport Italia dhe Calciomercato.com, marrëveshja përfshin 23 milionë euro në pagesa fikse dhe deri në 2 milionë euro të tjera në bonuse të lidhura me performancën, në varësi të progresit në Ligën e Kampionëve. 

Luis Henrique pritet të zbresë në aeroportin Malpensa të Milanos këtë mbrëmje dhe të kryejë testet mjekësore të martën. 

Më pas, ai do të firmosë kontratën që do ta mbajë te Interi deri në qershor të vitit 2030. 

23-vjeçari brazilian është një anësor ofensiv, që luan kryesisht në të djathtë, por është në gjendje të mbulojë edhe krahun e majtë. 


Përtej zhgënjimit në finale, Interi e mbyll sezonin me rekord historik të të ardhurave

Lexo po ashtu
Përtej zhgënjimit në finale, Interi e mbyll sezonin me rekord historik të të ardhurave

Luis Henrique iu bashkua Olympique Marseille në vitin 2020 për 8 milionë euro dhe ka kaluar një periudhë huazimi te Botafogo nga viti 2022 deri në dhjetor 2023. 

Ai kontribuoi me nëntë gola dhe dhjetë asistime në 35 ndeshje zyrtare për Marseille gjatë këtij sezoni. 

Ky transferim është bërë i mundur falë një afati të veçantë të transferimeve e lejuar nga FIFA për klubet që do të marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube nga mesi i qershorit deri në mesin e korrikut./Telegrafi/

- Advertisement -