Skuadra e Superligës së Kosovës, Drita FC në raundin e dytë të UEFA Champions League do të luajë ndaj ekipit të famshëm, Copenhagenit.
Ekipi danez ka një vlerë të lartë sipas sajtit “Trasnfermarkt”. Deri në 93 milionë euro është shifra e skuadrës, shkruan Indeksonline
Madje transferimi i tyre i fundit vlen pothuajse aq sa komplet ekipi nga Gjilani, Drita FC.

Bëhet fjalë për Youssoufa Moukoko, të cilin e transferuarn për 5 milionë euro nga Borussia Dortmundi.
Kurse, vlera totale e klubit kosovar është 6.3 milionë euro, me Albert Dabiqaj që është më i shtrenjti te Drita me shifran 600 mijë euro.

Kujtojmë që ndeshja e parë mes klubit danez dhe atij kosovar zhvillohet më 22 korrik./Indeksonline./
