Paolo Tramezzani duket se nuk ndahet dot nga De Biazi. Edhe pse ka marrë “timonin” e Luganos në Zvicër, “çiraku” ka nevojë për “ustain”. Kjo ndarje ekzistonte gjatë punës së përbashkët në stolin e kombëtares kuqezi, ndërsa tani Tramezzani kërkon të “fluturojë” vetë.
60-vjeçari nga Sarmede ndodhet në Lugano, ku dje ka ndjekur nga afër stërvitjen e Luganos, të drejtuar nga Tramezzani, ish-ndihmësi i tij në kombëtaren shqiptare. Po ashtu, në fokus të De Biazit është edhe sulmuesi Armando Sadiku, që merkaton e janarit u huazua te Lugano. Gjatë seancës stërvitore është parë disa herë komunikimi i dy italianëve, teksa De Biazi ka qëndruar në stol, duke u ngritur hera-herës për t’i komunikuar diçka Tramezzanit.
Faqja zyrtare e klubit zviceran ka njoftuar:“Të martën pasdite, në seancës stërvitore të Luganos ka pasur më shumë spektatorë. Njëri prej tyre ishte i veçantë. Nga stoli mori pjesë në të gjithë seancën trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazi.
Ai mori avantazhin e një angazhimi “RSI” për të ardhur e ndjekur një stërvitje të ekipit, që drejtohet nga miku i tij, Tramezzani, në të cilin militon Adriano Sadiku, qendërsulmuesi i kombëtares shqiptare, që më 24 mars do të jetë e angazhuar në Palermo, kundër Italisë. “Me Paulo ndihemi dhe flasim shpesh, natyrisht për futbollin. Unë besoj se kjo eksperiencë mund t’i bëjë mirë si trajner. Mendoj se këtu ka gjetur mjedisin ideal.”