BallinaSportTrajneri i njohur shqiptar drejtor sportiv te KF Prishtina (FOTO)

Trajneri i njohur shqiptar drejtor sportiv te KF Prishtina (FOTO)

Të ngjajshme

FC Prishtina dhe tekniku i lindur në Tiranë, Mirel Josa, janë marrë vesh për bashkëpunim njëvjeçar me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Josa, 54 vjeç, i lindur më 1 qershor të vitit 1963 në Tiranë, nga sot është emëruar në vendin vakant të drejtorit sportiv.

Ai është shprehur i lumtur për këtë detyrë të re dhe ka treguar arsyet pse e ka pranuar këtë rol te klubi i Prishtinës.

“Normalisht, kur më është bërë propozimi nga kryetari Ejupi për të ardhur për ta ndihmuar situatën në klubin e Prishtinës dhe për të sjellë një situatë më të mirë për klubin, unë tregova i gatshëm dhe jo për faktin se unë isha i lirë, por sepse dua të bëjë një gjë më ndryshe jashtë vendit tim, pavarësisht se brendapërbrenda Shqipërisë jemi. Do të mundohem që me të gjitha mundësitë e mija të ndihmoj komplet klubin në plotësimin e objektivave që ka. Dhe, objektivet m’i bëri të qarta kryetari dhe uroj që punën time të bazoj në sinqeritetin që kemi ndërmjet palëve që gjithçka të ecën sa më mirë duke futur këtu edhe futbollistët dhe stafin teknik, qoftë edhe stafin drejtues të klubit. Besoj që çdo gjë do të shkoj mirë dhe më vonë vazhdimësia e gjithsecilit do të shihet në bazë të rezultateve dhe sinqeritetit në mes palëve, unë me klubin. Gjithçka të jetë reciproke, sepse unë kështu jam mësuar të punoj në çdo klub që kam qenë dhe në këtë mënyrë të bëjë punën në vazhdimësi”, ka thënë Josa./Drenicapress.info/

Fotografia e FC Prishtina

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz