back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportTrajneri i TNS-së fajëson referin dhe lojtarët e Ferronikelit

Trajneri i TNS-së fajëson referin dhe lojtarët e Ferronikelit

Të ngjajshme

Nuk e fitoi çmimin e “Golashënuesit të Vitit” reagon ashpër Mevlan Zeka

Futbollisti i Ballkanit, Valentin Serbe u shpall “Golashënuesi i...

Futbollisti i vitit në futbollin kosovar shpallet Arb Manaj i Dritës

Futbollisti i kampiones së Kosovës, Dritës, Arb Manaj e...

Arjan Konomi rikthehet në ekran, sqaron deklaratën e bujshme

Transmetimi i Big Brother Fan Club nisi sot nën...

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po...
- Advertisement -

Trajneri i TNS-së, skuadër kjo kampione e Uellsit, është ndarë mjaft i pakënaqur në shumë aspekte në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku si vendas barazuan me kampionin e Kosovës, Ferronikelin.

Trajneri Scott Ruscoe fillimisht fajëson lojtarët e tij që nuk mundën ta mbrojnë avantazhin prej dy golave. Ai poashtu pretendon se penaltia ishte e paqenë dhe se lojtarët e Ferronikelit qëndruan më shumë të shtrirë në fushë sesa që luajtën, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, Ruscoe këmbëngul se ai ka futbollistët e duhur për të përfunduar punën në Kosovë të martën e ardhshme dhe dëshiron të shohë një përmirësim masiv.

“Unë marr shumë pozitivitete dhe ngazëllim nga fakti se ka shumë lojtarë në dhomën e veshjes me shumë përvojë evropiane”, tha Ruscoe, i cili pranoi se ishte i zhgënjyer nga rezultati.

“Nëse e shihni atë performancë në natën e së martës, a mund të luajmë më mirë? Ndoshta. Por a mund të pushojmë dhe të jemi më të aftë javën e ardhshme? Sigurisht që po.

“Megjithatë mund të them ne po shkojmë në një vend të panjohur, me stadiumin e tyre dhe kushtet me të cilat nuk jemi mësuar, mirëpo do të përpiqemi të luajmë futbollin tonë”.

Ai shtoi: “Ne duhej të kontrollonim posedimin, dhe na duhej të merrnim më të mirën nga loja. Por, kaluam 15 minutat e fundit duke u brengosur që ata mund të shënonin një gol, dhe shënuan dy.

“Unë nuk mendoj se ajo ishte një penalti. E pyeta Simon Spenderin dhe ai më tha se topi goditi gjoksin e tij. Poashtu nuk më pëlqente mënyra se si ata vazhdimisht shtriheshin në toke, duke pretenduar goditje të lira.

“Ishte një moment kur ata ishin shtrirë të gjithë, por ne duhet të mësohemi edhe me gjëra të tilla dhe të shikojmë si të fitojmë avantazhin” përfundoi Scott. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz