Trajneri i Sevillës: Si është e mundur që Raphinha është jashtë top 30-shes së “Topit të Artë”
dp

Lexo edheE madhe kjo! Ish-lojtari i Superligës bëhet trajner i akademisë së Realit në Abu Dhabi

Barcelona vazhdoi dominimin mbrëmë në La Liga.
Fitorja 1-3 ndaj Sevillës, ishte e 7-ta radhazi për skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick, duke treguar se janë favoritë të mëdhenjë për të pasur sukses edhe jashtë Spanjës.
Pas kësaj ndeshje foli dhe trajneri i Sevillës, Luis Garcia Plaza i cili lavdëroi Raphinhan që shkëlqeu mbrëmë me “hat-trick”.

Lexo edheE madhe kjo! Ish-lojtari i Superligës bëhet trajner i akademisë së Realit në Abu Dhabi
Më tutje ai shprehu habinë se si braziliani është jashtë nominimit për “Topin e Artë”.
“Ka disa gjëra që nuk mund t’i kuptoj në futboll, si është Raphinha jashtë 30 më të mirëve për Topin e Artë?!. Mosnominimi i Raphinhas është diçka që nuk e kuptoj”, u shpreh ai./IndeksOnline/