BallinaSportTrajneri i Kombëtares arrin në tokën shqiptare: Jam i lumtur

Trajneri i Kombëtares arrin në tokën shqiptare: Jam i lumtur

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Christian Panucci ka arritur në Tiranë mbrëmjen e së martës, për të zyrtarizuar emrin e tij si trajneri i ri i përfaqësueses shqiptare. 

44-vjecari italian ka udhëtuar 9600 milje, nga Miami në Romë dhe nga Roma në Tiranë, për të qenë i pranishëm në mesditën e së mërkurës, në konferencën për shtyp, ku do të bëhet edhe prezantimi zyrtar, të cilit nuk ka dashur t’i zbulojë asgjë paraprakisht.

“Po, jam i lumtur, por do të shihemi neser. Për çdo gjë do të flasim nesër”, tha Panucci për Top Channel.

Karriera e tij si trajner nuk është në të njëjtin nivel si ajo e futbollistit të madh të aktivizuar me disa nga klubet më të njohura në Europë, si Milan, Roma, Real Madrid, Çelsi apo Inter.

Gjithësesi, në këto vite ka bashkëpunuar me disa prej trajnerëve më të mirë në botë, si futbollist, por edhe si trajner, kur së bashku me Kapelon drejtuan Rusinë, për të kaluar në kampionatin italian tek Livorno dhe Ternana.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz