back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaSportTrajneri i Iranit: Messi është aq i mirë saqë FIFA duhet ta...

Trajneri i Iranit: Messi është aq i mirë saqë FIFA duhet ta pezullojë derisa të dëshmohet se ai është njeri

Të ngjajshme

Lushtaku pas dëshmisë së Rubin: Disa shqiptarë ende në gjumë, kanë rënë në lajthitje me Serbinë

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka reaguar pas deklaratave...

Ekspertët të shqetësuar nga mungesa e këtyre katër vlerave ushqyese

Ekspertët shëndetësore kanë ngritur shqetësimet e tyre për shëndetin...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Kryesuesja e OSBE-së sot në Kosovë, takohet me Presidenten Osmani

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen,...

Rafuna: Bizneset po përballen me sfida që s’kanë qenë asnjëherë që 25 vite

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha...

Lionel Messi është aq i mirë saqë duhet të pezullohet nga futbolli derisa të dëshmohet se ai është vërtet njeri, ka thënë në formë shakaje trajneri i Iranit, Carlos Queiroz.

Ylli i Argjentinës, pesë herë fitues i Topit të Artë, është në formë të jashtëzakonshme përsëri këtë sezon teksa Barcelona e synon tripleten e dytë brenda katër sezoneve, transmeton Express.

Messi po ashtu realizoi het-trik në ndeshjen e fundit të Argjentinës kundër Ekuadorit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, duke ia siguruar vendit të vet një fitore prej 3-1 dhe një vend në Kupën e Botës në Rusi.

Queiroz ishte shumë afër një barazimi të famshëm pa gola kundër Argjentinës në Kupën e Botës para katër viteve në Brazil, por Messi shënoi golin e fitores në kohën shtesë.

64-vjeçari beson se ai moment nënvizoi gjenialitetin e sulmuesit të Barcelonës.

“Gjithmonë kam thënë se Messi është lojtar i jashtëzakonshëm. Ai nuk është nga kjo botë. Sikur të ishte njeri, nuk do ta kishte atë moment magjik në atë ndeshje”, ka thënë Queiroz për FIFA.com.

“Zakonisht nuk më pëlqen kur humbas, por nuk u ndjeva negativisht nga ajo humbje. Kur diçka magjike si ajo ndodh, atëherë e kupton se futbolli është i gjallë dhe dominues, dhe për këtë arsyeje është njëri prej sporteve më të mira për t’i shikuar në gjithë botën. Ky moment është edhe më i veçantë kur vjen nga një lojtar i cili nuk duhet të lejohet të luajë nga FIFA derisa të dëshmohet se ai është vërtet njeri”, ka shtuar ai. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz