back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportTrajneri i Drenicës flet pas humbjes

Trajneri i Drenicës flet pas humbjes

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Drenica nuk arriti të shfaq fytyrën e vet më të mirë në përballje me Dritën, pasi humbi 3-1 në Gjilan. Përgjegjësinë për këtë disfatë e mori vetë tekniku Sadat Pajaziti, i cili pas përfundimit të ndeshjes zbuloi edhe gabimin të cilin e kishte bërë në formacion, shkruan Gazetasheshi.com.

“Nuk ishim në elementin e duhur në këtë ndeshje, sidomos në pjesën e parë, megjithëse krijuam disa mundësi. Për disfatën e ditës së sotme e marr përgjegjësinë personalisht, pasi kam gabuar në formacion. Kjo nuk është fytyra e vërtetë e Drenicës, ndërkohë që ne duhet punojmë për të ndryshuar këto paraqitje tona”,theksoi Pajaziti për Super Sport Kosova.

Me këtë disfatë Drenica i afrohet edhe më shumë afër zonës së barazhit, meqenëse tani ndodhet vetëm dy pikë prapa Vëllaznimit që ndodhet në zonën e rrezikshme.

“Ne nuk duhet të mendojmë shumë për pozitën e barazhit, pasi nuk jemi ekip që mund të përfundojmë në atë pozitë. Duhet vetëm të zgjohemi nga gjumi dhe të luajmë ndeshje tona ashtu siç dijme ne ti bëjmë”, përfundoi Pajaziti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz