back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaSportTrajneri i Barcelones: Të gjithë më akuzojnë, Messi dhe Pique nuk më...

Trajneri i Barcelones: Të gjithë më akuzojnë, Messi dhe Pique nuk më kërkuan llogari

Të ngjajshme

Dy ditë para zgjedhjeve, Presidentja Osmani fton mërgatën në pritje festive

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka bërë...

Konjufca: Lotët e nënës Rukë janë lot dhimbjeje dhe krenarie, askush s’mund t’i gjykojë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën...

Kjo është dhurata “modeste” që aktorja preferon për fundvit

Aktorja Blake Lively ka zbuluar se çfarë dhurate i...

LDK prezanton sot kandidatët për deputetë dhe programin politik

Lidhja Demokratike e Kosovës do të prezantojë sot 110...

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur sot para ndeshjes me Valencian, por që të gjitha pyetjet ishin për eliminimin nga Roma.

Ai thotë se priste kritika, por të këtij niveli.

“Kur humb, nuk mund t’i ndalësh kritikat. Kishim shumë kohë pa humbur, gati 9 muaj”.

“Tani që humbja erdhi, duhet të pranoj gjithçka. Besoj se nga trajneri drejtohet gishti. Kur je në bankën e Barcelonës është normale u ka ndodhur të gjithëve”.

Trajneri spanjoll u pyet  se a e kishte tradhtuar stilin e lojës së Barcelonës dhe se a i kishin kërkuar llogari Lionel Messi dhe Gerard Pique pas humbjes për vendosjen e skuadrës.

“Në asnjë mënyrë. E pranoj që nuk e kaluam Romën, por nuk kemi pse të bëhemi dramatikë dhe të nisim të shkruajmë romane të tmerrshme”.

“Kam dëgjuar edhe se lojtarët më kanë kërkuar llogari për mënyrën e vendosjes së tyre në fushë”.

“E thashë më parë, kur humb duhet të pranosh gjithçka sepse nuk i ndalon dot njerëzit të flasin”, ka thënë Valverde.

Barcelona ka humbur me rezultat 3-0 në ndeshjen e dytë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz