Sedat Pajaziti do të jetë trajner i ri i Drenicës, ndërsa marrëveshja është arritur dje (e enjte).
Sot ai ishte i pranishëm në zyrën e kryetarit të Komunës së Skenderajt, së bashku me kryetarin e klubit, drejtorin sportiv dhe anëtar të kryesisë.
Ai nënshkroi kontratën para kryetarit të Komunës, Bekim Jasharit.
Me të ishte dhe drejtori sportiv Tahir Lushtaku, i cili ka filluar punën për transferimet e reja.
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe disa fytyra të njohura që gjenden përreth klubit./Gazeta Olle/
