BallinaRegjionaleDrenasTrajner apo drejtor sportiv? Malsor Gjonbalaj konfirmon pozitën e tij te Feronikeli

Trajner apo drejtor sportiv? Malsor Gjonbalaj konfirmon pozitën e tij te Feronikeli

Të ngjajshme

Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për ne

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi ka folur...

Faton Peci: Sot mbi urën e Ibrit mbjellëm mbi 100 karanfila

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, është zgjuar të dielën...

Humbi ndjenjat gjatë stërvitjes, trajneri i Rumanisë dërgohet në spital

Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu është dërguar së fundmi...

Malsor Gjonbalaj ka sqaruar opinionin se do të mbetet drejtor sportiv te Feronikeli dhe jo trajner i ekipit të parë.

Feronikeli ka dërguar një letër të hapur në adresë të Gazetës Olle, ku Gjobalaj ka bërë me dije që do t’i ndihmojë ekipit deri në momentin që klubi të gjejë një trajner të ri.

Ai ka theksuar se nuk ka pretendime për të zënë postin e trajnerit dhe se kërkon të mbetet aty ku është – drejtor sportiv.

“Të nderuar sportdashës, pasi është përmendur emri im si kryetrajner i KF Feronikelit dëshiroj të sqaroj opinionin publik se unë jam pjesë e KF Feronikelit dhe do të mbetem në pozitën në të cilën kam qenë deri me tani.

Deri në zgjedhjen e një trajneri unë sigurisht do t’i ndihmoj ekipit sepse ky është edhe obligim njerëzor dhe profesional që së bashku me të gjithë kolegët në klub të tejkalojmë këtë situatë momentale.

Është e vërtetë që kam planifikuar dhe udhehequr ndeshjen me Trepçën ’89 sepse ishte e domosdoshme ta fitonim per te pasur nje qetësi më të madhe por në asnjë moment nuk do të jem kryetrajner i ekipit. Këtë e bëjë për të ruajtur parimin tim profesional dhe moral që si Drejtues Sportiv mos të angazhohem në pozitën e kryetrajnerit.

Në momentin e parë që do të vendosja që të emërohem në pozitë të kryetrajnerit atehere asnjeherë nuk do të kthehesha në pozitën e drejtuesit sportiv, por do të vazhdoja në atë drejtim me intensitet të plotë, gjithnje duke dashur që një praktikë e tillë të vëhet standard në futbollin e Kosovës.

Unë jam trajner futbolli por në KF Feronikeli jam në pozitën e drejtuesit sportiv dhe do respektoj marrëveshjen deri në fund. Gjithashtu dua të theksoj se arsyeja e angazhimit tim në klub është z. Naser Ramaj i cili në vitet e fundit ka bërë punë të madhe duke ndihmuar në menyrë të jashtëzakonshme futbollin e Kosovës.

E falenderoj për mundesinë, besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme finaciare për të gjithë neve perfshirë avancimin, organizimin dhe mbeshtetjen për Shkollën e Futbollit që ishte dhe do të mbetet synim parësor i imi dhe gjithsesi duhet të jetë parakusht për qëndrueshmerinë e një klubi të futbollit”, njofton Gjonbalaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz