back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeTragjike: Policia vret gabimisht një 13 vjeçar, kishte pistoletë ajrore

Tragjike: Policia vret gabimisht një 13 vjeçar, kishte pistoletë ajrore

Të ngjajshme

“Me Bian s’kam qenë kështu”/ Toni hidhet në krahët e Benitës

Toni dhe Benita po kalojnë më shumë kohë së...

Bajrami thotë se qeveria në detyrë “po prodhon inflacion” përmes politikave të gabuara

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka drejtuar kritika ndaj...

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Zyrtarët policorë në Ohio kanë qëlluar një djalë 13 vjeçar, pasi ai nga brezi nxori një armë, e cila më vonë doli se ishte pistoletë ajrore, njoftuan sot mediat amerikane.

Incidenti ka ndodhur pasi policia kishte marrë një thirrje se po ndodhte një grabitje me armë, në këtë vjedhje u përfshinë disa persona, transmeton lajmi.net.

Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, personi që raportoi grabitjen u tha atyre se ishin një grup burrash dhe njëri anëtarë kishte edhe armë.

Një oficer i policisë tha se kishte parë tre burra që dukeshin në përputhje me përshkrimin e të dyshuarve dhe se ata u përpoqën t’i merrnin në paraburgim, por ata tentuan të largoheshin.

“Oficerët tentuan t’i marrin të dyshuarit në paraburgim, por njëri nga të dyshuarit u përpoq ta nxirrte armën nga brezi”, thuhet në deklaratën e policisë

Ndërsa më pas një polic e qëlloi me plumba të dyshuarin, njofton deklarata.

I dyshuari më pas është identifikuar si 13-vjeçar Tyree King, dhe ai u transferua në Spitalin e Fëmijëve, por më vonë vdiq nga plagët e marra.

Hetimet e policisë zbuluan se djali kishte një armër, pistoletë ajrore me rreze laser.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz