back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeTragjedia në Klinë: 23-vjeçari mbante emrin e babait që ia kishin vrarë...

Tragjedia në Klinë: 23-vjeçari mbante emrin e babait që ia kishin vrarë në luftë

Të ngjajshme

E theu rekordin botëror, e dashura e atletit qenka e bukur si kukull

Armand Duplantis bëri përsëri histori në Kampionatin Botëror në...

Kurti kritikohet se po e dëmton Kosovën, opozita: SHBA do partner të përgjegjshëm

Përveç krizës së brendshme politike, Kosova po ballafaqohet tashmë...

Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe veture ka...

Shpallje

Unë, Mehmet Idrizaj nga Istogu njoftoj se kam humbur...

Një 23-vjeçar u vra dje në Klinë, pranë një restoranti, ku, sipas mediave, kishte ngrënë iftar me familjen e tij. Fazli Hoxha, kishte lindur në vitin 1999, pak muaj pasi babai iu vra nga forcat serbe dhe u pagëzua me emrin e të atit. Ai dje nuk arriti t’i shpëtojë plagëve dhe sapo u dërgua në spital, mjeku njoftoi se kishte vdekur.

Fazli Hoxha, 23 vjecar, absolvent në Fakultetin Juridik në Prishtinë, mbeti i vrarë dje në Klinë, ndërsa dy vëllezërit e tij të plagosur.

Ai vdiq nga plagët e marra, ndërsa, siç thanë nga spitali i Pejës, vëllëzërit e tij të plagosur refuzuan të qëndronin aty për mjekim. U larguan pas pak orësh.

Në një postim të tij një vit më parë, Fazliu e kishte shkruar se është “një hap larg titullit ‘jurist i diplomuar’”.

Fotografi e F. Hoxhës si absolvent, e publikuar një vit më parë nga ai në Facebook

Njëzetetre vjeçari ishte djali më i vogël i familjes, ndërsa babai i tij ra dëshmor në luftën e vitit 1999, pak muaj para se të lindte djali që u vra mbrëmë në Klinë. Sipas të afërmve, Fazli Hoxha, babai, ishte vrarë në masakrën e Gullbocit, prej nga ishte kjo familje.

Pesë persona janë ndaluar për 48 orë për vrasjen e Fazli Hoxhës dhe plagosjen e dy vëllëzërve të tij i kanë thënë Gazetës Express në Prokurorinë Themelore të Pejës.

“Pesë persona janë ndaluar për rastin e mbrëmshëm, për 48 orë. Gjatë ditës së sotme do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Në Polici kanë thënë për Gazetën Express se janë njoftuar për të shtëna në Klinë rreth një cerek para orës 9 të mbrëmjes. Atje janë gjetur dy persona të lënduar, të cilët njëherë janë dërguar në qendër të mjekësisë familjare në Klinë, e më pas në emergjencës e Pejës. Pas pak, sipas Policisë, mjeku ka konfirmuar se 23-vjecari ka vdekur.

Sot, Policia ka dalë me një komunikatë, ku tregonte se rasti kishte ndodhur në parkingun e një restauranti në fshatin Volljakë, komuna e Klinës.

Sipas Policisë, tre persona kishin pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe mjete të forta.

Sipas raportimeve të mediave, viktimat kishin dalë për iftar me familje në një restorant, në parkingun e të cilit policia konfirmoi se ndodhi rasti.

Mediat kanë raportuar edhe se rasti kishte kontekst një konflikt të mëhershëm dhe motivet e vrasjes mund të ishin për hakmarrje. Këto detaje s’janë konfirmuar nga autoritetet. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz