Tragjedia në Drenas, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit që humbi djalin 15 vjeçar
BILLI

Lexo edheKomuna e Drenasit ndan 68 serra, ja përfituesitë

Muja pati marrë lëndime të rënda trupore në tragjedinë që ndodhi në fshatin Gradicë të Drenasit mbrëmjen e 5 prillit , ku i vdekur mbeti djali i tij 15 vjeçar.
Drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv, thotë se gjendja e tij shëndetësore edhe më tej vazhdon të jetë e rëndë, shkruan IndeksOnline.
“Gjendja e tij e përgjithshme ende është shumë e rëndë, ka gjendje shëndetësore të njejtë. Pacienti ka dëmtime të mëdha në regjionin e kokës”, ka thënë Shaqir Uka për IndeksOnline.

Lexo edheKomuna e Drenasit ndan 68 serra, ja përfituesitë
Për vrasjen e të miturit dhe plagosjen e babait të tij, në paraburgim po mbahen dy persona, babë e djalë, njëri 54 vjeç e tjetri 19.
Rasti është hapur si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./IndeksOnline/