back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaBotëTragjedi në ujërat e Mesdheut, viktimat e fundit 21 gra dhe 1...

Tragjedi në ujërat e Mesdheut, viktimat e fundit 21 gra dhe 1 burrë

Të ngjajshme

​Rritja e pagës minimale, cilat janë shqetësimet e bizneseve?

Nga muaji i ardhshëm paga minimale në Kosovë pritet...

Fustani e “tradhëton” aktoren e njohur, kjo gjë nuk pritej në emision

Aktorja e njohur e Hollivudit, Mila Kunis, ka pasur...

Një i lënduar nga zjarri te “Viva Fresh Family”, në Prishtinë

Një person është lënduar, si pasojë e zjarrit që...

Nesër nis procesi gjyqësor për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si...

Trupat e pajetë të 21 grave e një burri u gjetën në një pellg uji të përzier me karburant, në një anije emigrantësh të nisur nga brigjet libiane drejt Europës.

Sipas organizatave bamirëse “Mjekët pa Kufij”, klandestinët kishin qëndruar aty për orë të tëra. Ndërsa mbi 200 persona të tjerë i mbijetuan rrugëtimit.

Pas gjetjes së mjetit lundrues u transferuan në një anije të grupit ndërkombëtar. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 50 prej tyre janë fëmijë. “Nuk e kemi ende krejtësisht të qartë çfarë ndodhi, por një gjë është e sigurt, ata patën një vdekje të tmerrshme”, i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” një anëtar i organizatës, Jens Pagotto.

Sipas tij, duket se avujt e dalë nga bashkimi i ujit me karburantin i kanë marrë jetën emigrantëve fatkeqë. Ndërkohë shumica e personave në bord vinin nga vende të Afrikës perëndimore.

Të mbijetuarit e kësaj fatkeqësie janë në mesin e 2.000 emigrantëve të shpëtuar nga uji gjatë disa operacioneve të ndryshme të mërkurën, ku u përfshinë roje bregdetare italiane e spanjolle, si dhe disa organizata humanitare. Më pas klandestinët janë dërguar në Siçili.

shekulli online

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz