BallinaLajmeTrafiku Urban thotë se vazhdon të operojë me bilanc pozitiv, publikon të...

Trafiku Urban thotë se vazhdon të operojë me bilanc pozitiv, publikon të hyrat e shpenzimet

Të ngjajshme

Foda: S’do ta kemi të lehtë ndaj Sllovakisë, por duam të luajmë në finale

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda shprehet optimist...

Tragjedia në Majac/ Ndërron jetë 31-vjeçarja Ardita Gashi

Mesditën e së hënës ka ndërruar jetë 31-vjeçarja Ardita...

Lista e ngjarjeve kryesore kulturore këtë javë

Erdh pranvera kah dera, po vijnë edhe plot ngjarje...

Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” pas njoftimit të djeshëm se ofrimi i shërbimit të transportit publik rrezikon të pezullohet plotësisht nga java e ardhshme “për shkak të pamundësisë financiare të shkaktuar nga bllokimi i mjeteve buxhetore”, sot në një komunikatë për media tha se vazhdon të operojë me bilanc pozitiv, duke publikuar të hyrat e shpenzimet.

“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm tuajin lidhur me performancën financiare të ndërmarrjes, ju informojmë se NPK Trafiku Urban SHA vazhdon të operojë me bilanc pozitiv dhe me stabilitet të qëndrueshëm financiar”, tha kjo ndërmarrje.

Gjatë nëntëmujorit të vitit 2025, rezultatet financiare janë si në vijim:

Të hyrat totale: 7,370,734 €

Shpenzimet operative: 6,269,177 €

Shpenzimet financiare: 193,104 €

Shpenzimet e zhvlerësimit: 820,433 €

 Bazuar në këta tregues, Trafiku Urban tha se fitimi operativ për periudhën arrin 908,453 €, ndërsa pas zbritjes së shpenzimeve të zhvlerësimit, fitimi neto i ndërmarrjes është 88,020 €.

“Gjithashtu ju njoftojmë se Llogaritë e Arkëtueshme, të cilat përfaqësojnë detyrimet që Komuna e Prishtinës ka ndaj ndërmarrjes, kapin vlerën rreth 2.7 milionë euro. Për pasojë, dhe si rezultat i mosarkëtimit të këtyre mjeteve, Trafiku Urban mban aktualisht Llogari të Pagueshme ndaj operatorëve ekonomikë në shumën rreth 1.6 milionë euro”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz