Trafik i rrezikshëm në Kosovë, 102 aksidente për 24 orë
01

Lexo edheNis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, konsultime për debatin e nesërm

Gjatë 24 orëve të fundit policia e Kosovës ka arritur të evidentoj 102 aksidente të cilat kanë ndodhur në gjithë territorin e Kosovës.
Në raportin e rregullt ditor që policia ua dërgon mediave thuhet se gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 33 aksidente me të lënduar si dhe 69 pa të lënduar.
Gjithnjë duke u bazuar në raport të policisë shihet se gjatë kësaj periudhe kohore policia e Kosovës ka shqiptuar 1036 tiketa për kundërvajtje në komunikacion.
Lexo edheNis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, konsultime për debatin e nesërm
Po ashtu, policia në raport ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit policia ka arrestuar 20 persona, si dhe 16 të tjerë i ka dërguar në mbajtje./ Zëri/