Tovërlani – KF Feronekili, lajm i papritur
Feronikeli e fitoi titullin e dytë në histori të klubit me trajnerin Afrim Tovërlani, raporton GazetaOlle.com.
‘Timonieri’ më i suksesshëm kosovar ka dhënë kontribut të madh në klubin nga Drenasi, mirëpo kryesia e klubit nuk i ka kryer të gjitha obligimet financiare që ka pasur ndaj tij.
GazetaOlle.com e ka kontaktuar Afrim Tovërlanin i cili ka ka zbuluar se klubi i ka mbetur borxh. “Po, është e vërtet që më kanë mbetur borxh edhe pse marrëveshja ka qenë që shumë shpejt do të shlyhet borxhi, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Jam mundur ti kuptojë sepse këtë verë, Nikli kishte disa vështirësi dhe nuk kam qenë në zor për para dhe deri më tani nuk i kam kërkuar”, ka thënë Afrim Tovërlani për GazetaOlle.com.
Tutje, ‘Toki’ u përgjigj në pyetjen sa a beson se do të shlyhet borxhi ndaj tij.
“Me sa i njoh unë dhe kam pasur bashkëpunim me ta, nuk besoj se kryetari Ekrem Elshani dhe Artan Berisha dhe Ilir Demaku nuk do ta mbajnë fjalën. Nuk e di që i kanë mbetur dikujt borxh deri më tash. Tek e fundit me punën time i kanë marrë 250 mijë euro nga UEFA kur jemi shpallur kampion. Pra, besoj se janë korrekt”, ka thënë Afrim Tovërlani.

Lexo edheMos e injoroni këshillën e hakerit nga Drenica për telefonin tuaj
Ai më parë më shumë sukses ka punuar edhe te Prishtina dhe Trepça ’89.
Trajneri prishtinas tash e një kohë është i papunë. /Gazeta Olle/


















