BallinaSportTovërlani: Bac po të nëpërkëmbin matrapazat (Foto)

Tovërlani: Bac po të nëpërkëmbin matrapazat (Foto)

Të ngjajshme

Kosova edhe më tej vazhdon të mbetet pa një stadium që i plotëson kriteret e UEFA-s e FIFA-s dhe si pasojë e kësaj, klubet kosovare, që edicionin e kaluar mbetën jashtë garave Evropiane, mund të mos marrin pjesë edhe këtë vit.

Kjo e ka revoltuar tej mase trajnerin Afrim Tovërlani. Përmes një postimi në Facebook, Tovërlani është shprehur i zhgënjyer me gjendjen e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan Gazeta Express.

“Bac e kanë emru stadiumin në emrin tënd në Mitrovicë po të kanë lënë si është më së keqi. Po thonë duhet mi përfill procedurat e kriteret. Ti nuk përfille kurrfarë procedura e kritere duke u flijuar me familje qe ne e këta te procedurave e kritereve të gëzojmë lirin. Bac po të nëpërkëmbin matrapazat. Lavdi komandantit legjendar dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Toverlani në rrjetet sociale. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz