BallinaLajmeLajmet e FunditTottenham do të përballet me PSG-në në Superkupën e UEFA-s

Tottenham do të përballet me PSG-në në Superkupën e UEFA-s

Paris Saint-Germain dhe Tottenham Hotspur do të përballen me njëra-tjetrën për të fituar trofeun e parë evropian të sezonit 2025/26 në Superkupën e UEFA-s .

PSG e siguroi vendin e tyre pasi e mposhti Interin me rezultatin 5-0 në finalen e Ligës së Kampionëve.


Ëndrra u bë realitet – PSG deklason Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë

Lexo po ashtu
Ëndrra u bë realitet – PSG deklason Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë

Më herët, Tottenham mposhti Manchester United me rezultatin 1-0 për titullin e Ligës së Evropës.

Superkupa e UEFA-s do të zhvillohet në Stadio Friuli në Udine të Italisë, të mërkurën, më 13 gusht.


Tottenhami fiton Ligën e Evropës, Manchester United e mbylli sezonin më të keq në histori

Lexo po ashtu
Tottenhami fiton Ligën e Evropës, Manchester United e mbylli sezonin më të keq në histori

Të dy klubet nuk janë përballur kurrë me njëra-tjetrën në një ndeshje zyrtare.

Ndeshja e tyre e vetme ishte një miqësore parasezonale në verën e vitit 2017, me Spurs që e fitoi atë ndeshje 4-2. /Telegrafi/

 

- Advertisement -