Tottenham arrin marrëveshje me Man Cityn për Savinhon

Tottenham Hotspur ka arritur një marrëveshje në parim me Manchester Cityn për transferimin e sulmuesit brazilian Savinho.
Sipas gazetarit David Ornstein, klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një operacion që kap vlerën e 75 milionë funteve, ndërsa marrëveshja përfshin edhe 10 milionë funte të tjera në formë bonusesh.
Nëse realizohen të gjitha bonuset, kostoja totale e transferimit mund të shkojë në 85 milionë funte, duke e bërë Savinhon një prej transferimeve më të rëndësishme të Tottenhamit.

Lexo edheArteta mbyll derën e largimit të Zubimendit: Është shumë i rëndësishëm për ne
Braziliani ishte transferuar te Manchester City nga Girona dhe gjatë periudhës së tij në Angli ka treguar potencial të madh në krahun e sulmit. Megjithatë, tashmë ai është pranë një aventure të re në Premier League, me Tottenhamin që ka bërë lëvizjen vendimtare për ta siguruar shërbimin e tij.
Tashmë priten hapat e fundit për finalizimin e marrëveshjes dhe zyrtarizimin e transferimit.














