Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’ia bëjë kuorumin VV-së.
Ai shtoi se PDK kërkon një marrëveshje për të propozuar presidentin dhe se emri i kandidatit do të bëhet i ditur vetëm pasi arrihet kjo marrëveshje.
“PDK nuk është që nuk ka kandidatë, por PDK kërkon një marrëveshje dhe kërkon që të pranohet oferta jonë, që PDK ta propozojë jo kandidatin por presidentin, në momentin që marrëveshja arrihet na e kemi emrin. Nëse nuk ka marrëveshje të tillë, nuk e bëjmë korumin”, tha Totaj në KlanKosova.