BallinaLajmeTopalli: Vendimi i Kadri Veselit, pjesë e fushatës elektorale

Topalli: Vendimi i Kadri Veselit, pjesë e fushatës elektorale

Të ngjajshme

Mungesa e tij ndihet çdo ditë”/ Vajza e Dr. Florit përlotet

E ftuar këtë të premte në “Goca dhe Gra”...

Real Madrid në prapaskenë? E ardhmja e Enzo Fernandez në pikëpyetje

Agjenti i Enzo Fernández, ish-reprezentuesi argjentinas Javier Pastore, ka...

Irani rrëzon dy avionë ushtarake të ShBA-së

Një avion luftarak F-15E i Forcave Ajrore të ShBA...

Futbolli italian në krizë, Gravina godet politikën për stadiumet dhe bastet

Ish-Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka...

Deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Faton Topalli ka thënë se seancat e parapara me 50 pika në rend të ditës nuk janë serioze.

Topalli, në RTV Dukagjini, ka thënë se seancat plenare të Kuvendit po dështojnë pasi duket se nuk ka vullnet politik.

Ai ka hedhur akuza edhe ndaj krye-parlamentarit Veseli, pasi sipas tij ai është përgjegjës për këto seanca por “atij më shumë po i interesojnë agjendat partiake se Kuvendi”.

Deputeti i PSD-së ka thënë se po ashtu është e pakuptimtë për deputetët që prezantojnë në seancat e Kuvendit por nuk votojnë.

Për mungesën e bashkëpunimit opozitar, Topalli thotë se inatet partiake e personale po e pengojnë këtë proces.

“Kemi një serë temash që ne si parti opozitare mund të bashkëpunojmë dhe ta vendosim Qeverinë para aktit të kryer”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i PSD-së thotë se do të duhej të kishte më shumë kompromise mes subjekteve opozitare por edhe me Qeverinë ndonjëherë.

“Dihet që opozita nuk i ka numrat. Për shkak se ne nuk i kemi numrat nuk mund ta rrëzojmë Qeverinë. Ne nuk mund të shkatërrojmë çdo gjë për faktin që nuk i kemi numrat”.

Topalli thotë se nuk është qëllimi të rrëzohet qeveria pa dituar se cila do të jetë qeveria e ardhshme.

Duke folur për vendimin që sot ka marrë kreu i PDK-së, Kadri Veseli, për largimin e personave që kanë aktakuza Topalli ka thënë se kjo është përgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Pak a shumë i takon fushatës elektorale pasi ministrat kanë qenë të akuzuar prej një kohe të gjatë. Pra kjo është pjesë e fushatës elektorale”, tha ndër të tjera Faton Topalli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz