Topalli kthehet në futbollin kosovar, i ribashkohet Ballkanit
dp
Lexo edheEmër i njohur për Real Madridin: Gjyqtari ndaj Espanyolit sjell kujtime të hidhura
Futbollisti kosovar, Jetmir Topalli, është rikthyer në futbollin kosovar.
Topalli ka vendosur të rikthehet te ish-skuadra e tij, Ballkani, duke u bërë një nga përforcimet më të rëndësishme të klubit për sezonin e ri.
Sulmuesi 28-vjeçar gjatë viteve të fundit ka luajtur në disa klube të Turqisë, përfshirë Yeni Malatyaspor, İstanbulspor, Manisa, Pendikspor, Bandırmaspor dhe së fundmi Serikspor.

Lexo edheEmër i njohur për Real Madridin: Gjyqtari ndaj Espanyolit sjell kujtime të hidhura
Topalli kishte qenë pjesë e treshes së famshme të Ballkanit, së bashku me Blend Baftiun dhe Arbër Hoxhën, që kishin mahnitur futbollin kosovar në sezonin 2019/20./IndeksOnline/