Top sulmuesi i Ligës së Parë i bashkohet Feronikelit
BILLI
Lexo edheQeveria e Kosovës nesër vendos për lajmin e shumëpritur nga banorët e Drenasit
Ende pa nisur zyrtarisht afati kalimtar i dimrit, dy herë kampioni i Kosovës, Feronikeli, po mendon për stinorin pranveror.
Skuadra nga Drenasi ka afruar në prova sulmuesin e Bashkimit të Koretinit, Dardan Dermaku.
“GazetaOlle.com” mëson se lojtari i është bashkuar sot Feronikelit në stërvitje.
Ai për disa ditë do të jetë nën urdhërat e trajnerit Zekiria Ramadani, dhe nëse bind atëherë do t’i ofrohet kontrata.
Dermaku është sulmues, i cili ka shkëlqyer në stinorin vjeshtor të Ligës së Parë, në fanellën e Bashkimit nga Kamenica.
Lexo edheQeveria e Kosovës nesër vendos për lajmin e shumëpritur nga banorët e Drenasit