BallinaLajmeTomë Gashi: Sylejman Selimi u ftua nga Gjykata Speciale si i dyshuar

Tomë Gashi: Sylejman Selimi u ftua nga Gjykata Speciale si i dyshuar

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Mbrojtësi i njohur, avokati Tomë Gashi, ka deklaruar se klienti i tij, Sylejman Selimi, është ftuar për intervistë nga Gjykata Speciale në cilësinë juridike si i dyshuar.

Gashi ka folur në adresimin e tij për media edhe për çështjen e vendimit të prokurorit që shefi i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi të intervistohet nga Specialja në Prishtinë e jo në Hagë, njofton Klan Kosova.

”Sylejman Selimi ka qenë me ftesë të rregullt të shtuar me materialin përcjellës”.

”Prokurori Special ka vendosur që ai të merret në pyetje këtu në Prishtinë. Nuk ka qenë kurrë kërkesa e tyre që të merret në pyetje në Hagë”.

”Ai ka dhënë të gjitha përgjigjiet e kërkuara nga ai. Ai ka qenë paksa të paqartë për situatën juridike”.

”Cilësia juridike për të cilën Sylejman Selimi ka qenë ftuar është si i dyshuar – jo si dëshmitar i dyshuar apo vetëm si dëshmitar”.

”Nuk mund të them se çka saktësisht është marrë në pyetje. Por pyetjtjet kanë qenë të përgjithësuara ashtu ka qenë edhe përgjigjiet”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz