back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeTomë Gashi, Milaim Zekës: Sqaroje opinionin pse Kadri Veseli të quajti “Znaqk”

Tomë Gashi, Milaim Zekës: Sqaroje opinionin pse Kadri Veseli të quajti “Znaqk”

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Avokati i njohur dhe përkrahësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Tomë Gashi ka shprehur keqardhje për disa deklarata të ish-deputetit, Milaim Zeka, të bëra para disa ditësh në Televizionin Publik të Kosovës.

“Tomë Gashi, për turpin ma të madh, fyen dhe poshtëron në RTK Nol Nushin. A i ke nga nanës apo motrës. Pas përfundimit të emsioinit i ka thënë: “Ty të kanë përdhunu në zyrat e VV-së”, ishte deklarata e Zekës.

Mirëpo, sipas avokatit Gashi këto nuk qëndrojnë aspak, transmeton Indeksonline

“Besojë se këto janë keqpërdorime të prezencës së Milaim Zekës në RTK. Ai nuk e ka kuptu esencën për atë që e kam thënë. Për atë që aludon ai nuk është ashtu. Ne kemi debatuar deri në atë fazë ku Nol Nushi u morr me djalin tim. Çfarëdo që i ka ndodhë atij në VV ka të drejtën njerëzore t’i bëjë publike. Pasi ka pas aludime se nuk ka pas situata, sipas disave, derisa ata kanë qenë në VV”, ka thënë ai.

Ndërsa, Gashi ka shtruar një pyetje se pse Zeka është quajtur “Znaqk” nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Znaqk, Kadri Veseli e ka quajtur. Dy personat që e dinë: Kadri Veseli që ka qenë shef i SHIK-ut dhe pse e ka quajt “znaqka”. Ai mund të jep sqarime. Sepse Veseli si shef i SHIK-ut deri 2008 ka shumë informata për njerëzit që i quan kështu. Unë vetëm e di që tentimi i dëmtimit të kredibilitetit të një partie është e dirigjume nga të tjerët”, është shprehur ai. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz