back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeTomë Gashi: Milaim Zeka e Shkumbin Demaliaj menduan që janë Ramush Haradinaj,...

Tomë Gashi: Milaim Zeka e Shkumbin Demaliaj menduan që janë Ramush Haradinaj, kur kërcënuan prokurorin

Të ngjajshme

Ekskluzive: Arrestohet reperi Mozzik

Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar sonte në aeroportin...

Gucati: Hekuran Murati babën edhe vllaun e ka shpiun

Kryetari i Orgnizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati...

Arrestohen dhe suspendohen katër policë në Mitrovicë, dyshohen për manipulim me prova

Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se kanë arrestuar...

“Po të isha prokuror të dy deputetët do t’i arrestoja tek shkallët e televizioneve ku kanë folur. Është tjetër duke pirë raki ta kërcënosh prokurorin dhe tjetër drejtpërdrejt në televizion ta kërcënosh prokurorin e Prokurorisë Speciale. Sikur të isha gjyqtar do t’i dënoja të dy, ndërsa si avokat do ta zgjidhja një strategji tjetër”

Avokati Tomë Gashi ka thënë se do t’i arrestonte menjëherë pas daljes nga studiot televizive po të ishte prokuror dhe dënonte menjëherë po të ishte gjyqtarë deputetët Milaim Zeka dhe Shkumbin Demaliaj për deklaratat e tyre në drejtim të prokurorëve të shtetit.

Në Zona e Debatit në Klan Kosova ai ka deklaruar që sistemi juridik i vendit mund të kritikohet, por jo të flitet me kërcënim për prokurorët, gjyqtarët, apo avokatët, në çfarëdo rasti, veçanërisht jo në deklarime publike.

“Po të isha prokuror të dy deputetët do t’i arrestoja tek shkallët e televizioneve ku kanë folur. Është tjetër duke pirë raki ta kërcënosh prokurorin dhe tjetër drejtpërdrejt në televizion ta kërcënosh prokurorin e Prokurorisë Speciale. Sikur të isha gjyqtar do t’i dënoja të dy, ndërsa si avokat do ta zgjidhja një strategji tjetër. Prokurorët kanë qenë jashtëzakonisht të kërcënuar. Si duket këta dy deputetë kanë menduar që janë Ramush Haradinaj. Ajo çka mund t’i lejohet atij besoj që nuk mund t’i lejohet tjerëve”.

“Unë kam prirje ta kritikoj sistemin juridik, por jo me emra, me qëllim që drejtësia të përmirësohet. Por kur dikush e ndjen veten aq të fuqishëm mendoj që është skandal i përmasave jashtëzakonisht të mëdha. Nuk është fundi i botës të kritikosh, por katastrofë të kërcënosh”. /klankosova.tv

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz